Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

By GAZETA SCANNER 1

April 21, 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Në njoftimin e IHMK-së bëhet e ditur se do të ketë vranësira dhe rreze dielli.

Gjithashtu ky institut njoftoi se gjatë këtyre ditëve, as reshjet nuk do të mungojnë.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë-Mot kryesisht me diell. Dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do t’ë

lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E martë –Mot i vranët dhe kryesisht me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E mërkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende  parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperendimi.

E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E premte – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Temperautrat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jen relativisht të mira.