Lajme

Parandalohet kontrabandë me USB-ja në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2024

Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB-ja.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues në Facebook, USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, thotë SHKK në njoftim.