Lajme

Parandalimi kërkohet të jetë pjesë e qasjes së ardhshme të dialogut

By GAZETA SCANNER 1

August 11, 2023

Kosova prej kohësh po kërkon një qasje më neutrale të Bashkimit Evropian në dialog.

Këtë gjë e kërkuan edhe deputetët amerikanë e evropianë në letrën e tyre, ku po ashtu shtruan nevojën edhe për prezencën e një “diplomacie parandaluese”.

Përdorimi i këtij termi, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, nënkupton një mesazh për udhëheqësit e politikës së jashtme të BE-së.

Kërkesa për këtë lloj diplomacie, sipas profesorit universitar Abit Hoxha, do të ndikojë në të ardhmen e qasjes së ndërkombëtarëve në dialog.

Në arsyetimin e tyre, deputetët ndërkombëtarë potencojnë se diplomacinë parandaluese e kërkojnë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë dhe politike në veri të Kosovës.