Lajme

Parandalimi i rasteve të kontrabandimit në Mitrovicën Veriore

By GAZETA SCANNER 1

April 17, 2024

Njësitet Antikontrabandës së Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur të ndalojnë katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

Në këto raste të suksesshme të parandalimit të kontrabandës, janë sekuestruar mallrat në vijim: Rasti 1: Mallra ushqimore në peshë 220 Kg me vlerë prej 1,400.00 Euro.

Rasti 2: Mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 Kg me vlerë prej 2,400.00 Euro.

Rasti 3: Çokollata në peshë 266 Kg me vlerë prej 1,700.00 Euro.

Rasti 4: Pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 Euro.

Këto operacione të suksesshëm janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës.

Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë