Sport

Parandalimi dhe trajtimi i dhimbjes së shpinës

By GAZETA SCANNER 1

July 20, 2023

Dhimbja e shpinës është një nga problemet më të zakonshme në botë, e kryesisht shfaqet për shkak të stilit të jetesës që përfshin qëndrimin ulur për orë të tëra, shkruan Shqiptarja. Ky lloj i dhimbjes është aq i zakonshëm saqë edhe nëse nuk keni pasur probleme të tilla, patjetër se duhet të ndërmerrni masa që të siguroheni se asnjëherë nuk do të keni probleme të tilla.

Sa e zakonshme është dhimbja e shpinës?

Dhimbja e shpinës është aq e zakonshme saqë, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 80% e njerëzve priten të kenë probleme me dhimbje në fund të shpinës në një fazë të jetës së tyre.

Nga cili lloj i dhimbjes vuajnë zakonisht njerëzit?

Dhimbja e shpinës mund të manifestohet si episod akut ose si dhimbje kronike. Shumica e shkaktarëve të dhimbjes së shpinës janë për shkak të ndonjë tendosje akute të muskulit, ligamentit, etj.

Cilat janë mënyrat më të mira për ta parandaluar dhimbjen e shpinës?

Më shumë se asnjëherë më parë njerëzit janë duke qëndruar me orë të tëra ulur, prandaj qëndrimi i duhur ulur është një nga mënyrat më të mira për ta parandaluar zhvillimin e problemeve të shpinës. Mundohuni të qëndroni ulur drejt, t’i mbani duart mirë dhe të uleni në një karrige të përshtatshme.

Si ndikojnë stërvitjet në dhimbje të shpinës?

Pushimi ka qenë këshilla e zakonshme kur ka rënë fjala për trajtimin e dhimbjeve të shpinës në të kaluarën, por këto ditë është më e këshillueshme të qëndroni aktivë – periudhat e stërzgjatura të pushimit vetëm sa e keqësojnë dhimbjen. Kjo për shkak se stërvitjet i forcojnë dhe zgjatin muskujt e shpinës. Provoni të ecni, të bëni joga, dhe not. Përveç ushtrimeve të rregullta fizike, provoni të bëni zgjatje 15 minuta në ditë. Dhimbja e shpinës mund të ketë origjinën edhe nga muskujt e dobët të barkut, prandaj bëni ushtrime që t’ua forcojnë muskujt abdominal.