Lajmest-slider

Paralajmëron ish-gjyqtari i EULEX-it: Në Kuvendin e Kosovës do të tregoj pse s’janë hetuar krimet e serbëve

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons ka folur për raportimin që pritet ta bëj ai në Kuvendin e Kosovës në lidhje me parregullsitë, dallaveret dhe skandalet në misionin e BE-së në Kosovë.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se do të shpjegojë se pse çështjet e krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë nuk janë hetuar.

Ai ka thënë po ashtu se shumë prova të krimeve të kryera nga serbët nuk janë më në dorën e autoriteteve kosovare.

“Kur të dëshmoj në Parlamentin e Kosovës do të shpjegoj pse këto çështje nuk janë investiguar. Prova për shumë krime të kryera nga serbët nuk janë më në dorën e autoriteteve kosovare”, ka thënë Simmons.