Ballina

Paralajmëron Abdixhiku: Do të krijojmë Komision Hetimor për tenderët njëburimor

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2024

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës është diskutuar tenderët njëburimor.

Abdixhiku ka thënë se brenda tre viteve janë dhënë 781 tender të tillë, në vlerë 209 milionë eurove.

“781 tender në vlerë prej 209 milionë eurove për tre vite. Në Kuvend pushteti s’e përballoi dot debatin, e lëshoi sallën. Përveç se ishte rast i çuditshëm që pushteti të largohet nga salla ishte shenjë e tendencës për të fshehur diçka. Po ua marr dy shembuj sa për t’i kuptuar më mirë. I pari ka të bëjë me ministrinë e Punëve të Brendshme, janë dhënë plot 15 milionë euro në negociim të drejtpërdrejt për një shërbim të IT-së. Shërbimin e tillë e japin me dhjetëra kompani në Kosovë, rajon e në gjithë Evropën. Por shteti ka zgjedhur një kompani të veçantë, të marr shërbime nga ta dhe t’ua japë drejtpërdrejt 15 milionë euro, pa garë pa konkurencë pa procedurë.” – ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje përmes një video mesazhi ka thënë se në KEK janë dhënë 13 tender njëburimor të negociuar drejtpërdrejt i janë dhënë një biznesi të vetëm.

Abdixhiku ka thënë se do të krijojnë komision hetimore dhe do të trajtojnë secilën kontratë vec e vec.

“Ose në KEK 13 tender njëburimor të negociuar drejtpërdrejt i janë dhënë një biznesi të vetëm, 13 herë një biznes ka marr para nga KEK-u në vlerë prej githsej 6 milionë euro. Kjo formë e dhënies së parasë publike është thjeshtë e papranueshme. Prandaj do të bëjmë edhe komision hetimor, do të trajtojmë secilën kontratë veç e veç që gjyqtarët e vendit të shohin e të kuptojnë saktë se si po shpenzohet paraja e tyre.” – ka thënë Abdixhiku.

“Nuk ka forcë politike, nuk ka arrogancë e nuk ka fuqi tjetër që lejon që paranë e qytetarëve të Kosovës ta japin në tavolinë me negocim kaq të thjeshtë. Të gjithë do të mbahen përgjegjës!” – ka thënë ai.