Op/Ed

Paragjykimet ndaj një treve regres nacional

Shkruan: Fehmi Rama

Qershori i vitit 1999 e gjeti Kosovën të çliruar pas dekada, madje dhe shekuj robërie.
Thuhet që dhe pse jeton i lirë, brumosja e mendimit si robër apo thënë më ashpër i nënshtruar jeton dhe për dekada më radhë. Shto këtu që të disa përzihet gjaku si pasojë e martesave apo tradhëti bashkëshortore më okupuesin.


PARAGJYKIMET NDAJË UÇK – së


Gjatë luftës sonë çlirimtare kishte paragjykime shumë të dëmshme për interesat tona nacionale. U trumbetua për mos inkorporim në UÇK dhe shumica e luftëtarëve janë fshatar dhe të papërvojë.Maksima në palët ndërluftuese është që kundërshtari të mos këtë moral luftarak në mënyrë që të këtë sa më pak përballje. Sun Tzu i jep rëndësi të madhe kësaj propagande, arritja kulmore është kur çlirimtareve të vëndin të pushtuar arrihet tu krijohet imazhi i njerzëve të padeshiruar.


SERBIA ARRITI DERI NË NJË MASË TË BËJË UÇK-NË TË PADESHIRUAR TË KOSOVARET.


UDB serbe ishte një nga agjencionet më të respektuara në botë, operativist i tyre mund të bëhëshe edhe pa dijenin tënde duke proklamuar qasje regresive ndajë vendit tënd dhe dërguar në qiell ushtrin, policinë dhe shtetin e tyre. Pra mjaftonte të ishe naiv dhe intaçor për ti shërbyer armikut e jo vendit tënd.
Millosheviq patë deklaruar pas lufte që kemi mbi 30 mijë njerëz që punojnë për neve në Kosovë. Pra të tillë mund të kemi në media dhe rrjete sociale si prodhues dhe drejtues të opinionir publik, në institucione e gjetiu.
Jemi në kohen e globalizmit dhe bota është bërë një fshat i vogël, historia jonë nuk do rishkruhet pavarsisht tëndencave dashakeqe.