Retro

Parada e mjeteve të koleksionit historik shqiptar udhëton drejt Vlorës

Karvani i mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar do zhvilloj paradën e radhës sot në qytetin bregdetar të Vlorës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar të apasionuarit mbas këtyre mjeteve se sot në orën 17:00 tek sheshi i “Flamurit” në Vlorë do kenë mundësi të shohin këto mjete mjaft të veçanta dhe të shijojnë ritmet e  Jazz dhe Swing.

“Vlora, stacioni i radhës i paradës së mjeteve historike RETRO. Pikëtakimi: ora 17:00 tek sheshi i “Flamurit” . I gjithë itinerari do të shoqërohet nga ritmet e JAZZ & SWING!”,- shprehet Rama.Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Ndaj aktivitet e këtij lloji janë një manifestim i të bukurës mbi katër rrota.Tashmë DPSHTRR, ka krijuar edhe Qendrën Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura.1 nga 8