Sport

Paqarada i hatashëm, tre asistime në ndeshjen e sotme

By GAZETA SCANNER 1

September 29, 2024

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, po zhvillon një ndeshje fantastike kundër Karlsruher, në Bundesliga 2.

Paqarada sot ka bërë “hat-trick” asistesh (3 sosh) duke dhënë kontributin kryesor në ndeshje për skuadrën e tij, Këln.

Asistimet erdhen edhe në golin e dytë, tretë dhe atë të katërt.

Aktualisht po zhvillohet minuti i 74-të dhe rezultati është 4:4.