9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Papa Françesku mohon se ka kancer, paralajmëron vizitë në Moskë e Ukrainë

- Advertisement -

Papa Françesku ka hedhur poshtë raportimet se ai po planifikon të japë dorëheqje në të ardhmen e afërt, duke thënë se ai është në rrugën e duhur për të vizituar Kanadanë këtë muaj dhe shpreson të jetë në gjendje të shkojë në Moskë dhe Kiev sa më shpejt të jetë e mundur.

“Do të doja të shkoja në Ukrainë, por në fillim do të doja dhe të shkoja fillimisht në Moskë. Kemi shkëmbyer mesazhe për këtë, sepse mendova se të shkoja atje për t’i shërbyer kauzës së paqes. Dhe tani është e mundur, pasi të kthehem nga Kanadaja, mund të arrij të shkoj në Ukrainë. Me Rusinë ekziston ende ai dialog shumë i hapur, shumë i përzemërt, shumë diplomatik në kuptimin pozitiv të fjalës, dera është e hapur”.

Në një intervistë ekskluzive në rezidencën e tij në Vatikan, Françesku mohoi gjithashtu thashethemet se ai kishte kancer, duke bërë shaka se mjekët e tij “nuk më thanë asgjë për këtë”, dhe për herë të parë dha detaje të gjendjes së gjurit që e ka penguar të kryejë disa detyra.

I pyetur se si ishte, Papa tha me shaka: “Jam ende gjallë!”

Ai dha detaje të sëmundjes së tij për herë të parë në publik, duke thënë se kishte pësuar “një frakturë të vogël” në gju kur bëri një hap të gabuar ndërsa një ligament ishte i përflakur.

“Jam mirë, dalëngadalë po përmirësohem”, ka thënë ai, duke shtuar se thyerja ka qenë e thurur, e ndihmuar nga terapia me laser dhe magnet.

Françesku hodhi poshtë thashethemet se një kancer ishte gjetur një vit më parë kur iu nënshtrua një operacioni gjashtë-orësh për të hequr një pjesë të zorrës së trashë për shkak të divertikulitit, një gjendje e zakonshme tek të moshuarit.

“Ai (operacioni) ishte një sukses i madh”, tha ai, duke shtuar duke qeshur se “nuk më thanë asgjë” për kancerin e supozuar, të cilin ai e hodhi poshtë. Por ai tha se nuk donte një operacion në gju, sepse anestezia e përgjithshme në operacionin e vitit të kaluar kishte pasur efekte anësore negative.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit