Shqipe Pantina e LDK-së, thotë se cila parti do të jetë e para do të shihet në ditën e zgjedhjeve.
Kjo deklaratë e saj erdhi pasi, VV’ja shumë shpesh kanë deklaruar se gara për zgjedhjet e ardhshme, po bëhet për vendin e dytë mes opozitës.
“Sigurisht, secila parti pretendon se është e para, por një gjë e tillë shihet tek në ditën e zgjedhjeve, atëherë kur edhe fillon numërimi i votave”, tha Pantina për GazetaBlic.
Pantina thotë se Qeveria e Albin Kurtit nuk ka arritur asgjë në këtë qeverisje.
“Për më tepër, VV’ja nuk ka shënuar ndonjë të arritur në qeverisjen e saj. Prandaj, nuk e di pse duhet votuesit t’i japin edhe një mundësi tjetër për të qeverisur”, tha Pantina.