Lajme

Pandeli Majko: Pishtari i artit të Kadresë, ndriçoi rrugën e kombit shqiptar

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Majko ka shkruar se Kadare kishte ndriçuar rrugën e kombit shqiptar drejt perëndimit.

Postimi:

Ismail Kadare ka ndruar jetë!

Kadare nuk ishte një shqiptar i zakonshëm! Ai ishte një shkrimtar dhe poet të cilin arti dhe gjenialiteti i tij e bëri historian dhe filozof të dorës së parë për popullin e tij dhe shqiptarinë!

Pishtari i artit të Kadaresë ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit!

Për shumë arsye humbja e Kadaresë dhe mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores!

Lamtumirë mësues!