Artizanë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova prezantuan punime të ndryshme në panairin “Arte dhe Zeje” në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë.
Shumica e tyre gra, sjellim punime të bëra me dorë, që ruajnë traditën e lashtë dhe i trashëgojnë ato brez pas brezi.
“Ky panair organizohet jo vetëm për të promovuar vlera kulturore të krahinave të tyre, por edhe për të kujtuar traditat dhe punimet artizanale duke i trashëguar në breza për të mos i humbur”, tha, Dizi Brahimi, organizatore.
Disa nga artizanët thonë se kjo është një punë e vështire dhe e veçantë, që ka nevojë për më shumë mbështetje për të marrë vlerësimin e duhur.
Veshje tradicionale të punuar nga artizanët, u prezantuan në një sfilatë, ku binte në sy pasuria e ngjyrave dhe tradita e veriut të vendit dhe Kosovës./abcnews.al/