Lajme

Pamje të rënda, vetura qëllimshëm godet dy persona në Fushë Kosovë dhe largohet shpejt

By GAZETA SCANNER 1

August 07, 2023

Në orët e hershme të mëngjesit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër diskotekës Gatë Club, një person ka goditur me veturë dy persona, shkruan Paparaci.

Në videon që ka siguruar Paparaci, shihet teksa makina ka hedhur në ajër dy personat.

Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes pa e vrarë mendjen për personat që hodhi në tokë.

Megjithatë lidhur me rastin nuk ka raportuar as Policia e Kosovës.

Pamje të rënda: Makina ‘hedh në ajër’ dy persona në magjistralen Prishtinë – Fushë KosovëLajmi —> http://bitly.ws/Rfbr

Posted by Paparaci on Monday, August 7, 2023