Lajme

Pamje të patransmetuara më parë: Ushtarët turq të KFOR-it ruajnë kufirin mes Kosovës e Serbisë (Video)

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2024

Televizioni turk “Haber Global” ka qëndruar në kufi në mes Kosovës dhe Serbisë, nga ku ka sjellë pamje interesante.

Në kufirin, që është goxha problematik, po qëndrojnë ushtarët e Turqisë, të cilët shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Në pamjet që ka servuar televizioni turk, shihen disa autoblinda të KFOR-it turk dhe disa ushtarë turq, të cilët po qëndrojnë në gjendje gatishmërie.

Përkundër motit të vështirë me shi e mjegull, ushtarët turq të KFOR-it kanë ngritur disa vendqëndrime, nga ku përcillet kufiri me Serbinë.

Për më shumë, shikojeni pamjet në videon e mëposhtme: