Video/Foto

Pamje e frikshme: Tri kobra helmuese ngjiten në një dru

Në internet është publikuar një video ku tri kobra helmuese shihen pranë njëra tjetrës të ngjitura në një dru. Ato u lëshuan në natyrë të egër në Indi.

Pamjet u incizuan nga Guide Nilesh Wankhede, 32 vjeç. Vendi ku shihen gjarpërinjtë e rrezikshëm është në rajonin perëndimor indian, Maharashtra.

Nilesh i kishte shpëtuar këto kobra nga tri vende të ndryshme në fshatin Harisal dhe i lëshoi në një park të mërkurën, shkruan Daily Mail

Për ta parë videon, klikoni këtu.

“Kam shpëtuar qindra gjarpërinj në 20 vitet e fundit, por kurrë nuk kam parë pamje të tillë. Është mahnitëse t’i shohësh të tre së bashku”, tha ai.

Kobrat mund të rriten deri në gati pesë metra e gjysmë, duke qenë gjarpërinjtë më të gjatë helmues. Helmi i tyre nuk është më i forti në mesin e gjarpërinjve helmues, por sasia e neurotoksinës që mund ta lëshojnë me një të kafshuar mjafton për të mbytur 20 njerëz ose madje një elefant.