Lajme

Pamje: Albulena Haxhiu paraqitet në Gjykatë për hedhjen e gazit lotsjellës

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, departamenti për Krime të Rënda.

Për pak, pritet të nis seanca ku ajo akuzohet për hedhjen e gazit lotsjelles në Kuvend gjatë vitit 2016, njofton gazetarja jonë nga terreni, Eriola Cacaj.

Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj- Bujupi e Pal Lekaj, akuzohen se në shkurt të 2016-tës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Aktakuza ka të bëjë me kohën kur partitë atëherë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kundërshtonin marrëveshjen Kosovë – Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.