EkonomiLajmest-slider

Pakoja emergjente fiskale e Qeverisë, ja kush janë përfituesit

Ministria e Financave dhe Transfereve ka marrë vendime në pakon e masave emergjente që Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur si hap të parë  adresimin e problemeve ekonomike të rezultuara nga pandemia, janë përfshirë veprime dhe intervenime që kanë për synim ndihmesën imediate për qytetarët tanë në ato role apo funksione që ata janë dëmtuar nga pandemia (si përfitues të skemave sociale nga shteti, konsumatorë, punëmarrës, qiramarrës apo punëdhënës).

“Synimi i masave nuk është dhe as nuk mund të jetë kompensimi i të gjitha efekteve negative, meqë diçka e tillë është e pamundur kur aktiviteti ekonomik në nivelin agregat shënon rënie, por orientohet drejt minimizimit të dëmeve të shkaktuara”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Më poshtë gjeni kompozimin e pakos emergjente të qeverisë:

1.      Fokusi i parë i masave të qeverisë shkon drejt përfituesve të skemave sociale, të cilët me shumë vështirësi sigurojnë mbijetesën dhe kryesisht janë të përfshirë në grupin e shoqërisë që përballen me varfëri ekstreme. Në muajin mars, diku 98.100 qytetarë të vendit të përfshirë në këtë skemë, kanë marrë një asistencë shtesë mujore, që në tërësi kap vlerën e 2.55 milionë euro. Ngjashëm do të veprohet edhe në dy muajt në vijim, duke e ngritur vlerën e intervenimit në 7.6 milionë euro.

Një numër i madh i përfituesve të skemave pensionale, përfitojnë në baza mujore më pak se 100 euro. Për të gjithë këta përfitues, qeveria e Republikës së Kosovës, në 3 muajt në vijim do të ndaj 30 euro shtesë në baza mujore. Në këtë grup hyjnë kryesisht përfituesit e skemës së pensioneve bazike, pensionet për persona me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e pensioneve familjare (të gjitha këto kategori përfitojnë nga ky vendim, vetëm nëse nuk janë njëkohësisht pjesë e më shumë se një skeme pensionale nga e cila marrin të hyra të rregullta). Po ashtu do të përfshihen përkohësisht në skema dhe do të përfitojnë të gjithë ata të cilët nuk kanë arritur të rinovojnë pretendimet e tyre në dy muajt e parë të vitit 2020. Kjo nënkupton në total 13 milionë euro shtesë.

 3.      Një numër i kompanive të vendit ka shënuar rënie të të hyrave nga ushtrimi i veprimtarisë në dy javët e fundit, dhe një trend i tillë pritet të vazhdojë edhe në muajin prill. Si rrjedhojë, punëdhënësit pritet të kenë vështirësi në mbulimin e një sërë shpenzimesh. Disa nga shpenzimet e pritshme dhe me rëndësi në bilancet e kompanive përbëjnë shlyerjen e obligimeve tatimore dhe detyrimeve ndaj sistemit bankar. Me vendime të Qeverisë dhe Bankës Qendrore, këto shpenzime janë shtyrë për një periudhë të caktuar kohore.

Por mbeten ende si barrë shpenzimet për paga dhe ato për qera, në rastet kur operatorët ekonomik veprojnë në objekte që nuk i kanë në pronësi. Qeveria e Kosovës do të mbështetë me pakon emergjente, komunitetin e biznesit më së shumti në këto dy komponente. Për ato kompani që kanë shënuar rënie të veprimtarisë së tyre si rezultat i masave të qeverisë ose janë detyruar të mbajnë stafin e tyre në shtëpi, qeveria ka vendosur që të asistojë me këto tri ndërhyrje.

Mbulimin e shpenzimeve për paga në masën e pagës minimale prej 170 euro për 2 muajt e ardhshëm deri në maksimumin e 41 milionë eurove;

b.      Subvencionimin e qerasë deri në maksimumin e mundshëm prej 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për dy muajt e ardhshëm me një total prej 12 milionë eurove;

 c.       Për punëtorët e ndikuar dhe që përfitojnë nga pika “a”, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm, në masën e 8 milionë eurove.