Botë

Pakistan: Musharaf dënohet me vdekje

Një gjykatë speciale dënoi me vdekje ish presidentin e Pakistanit, Pervez Musharaf, në një proces gjyqësor ku ai ishte i akuzuar për tradhti, raportojnë mediet. Musharaf ka të drejtë apeli.

“Musharaf u shpall fajtor për shkelje të kushtetutës, nenit 6”, thanë zyrtarët e gjykatës. Musharaf u gjykua për tradhti sepse ai dyshohej se kishte vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 2007, duke e shfuqizuar kushtetutën me qëllim të qëndrimit në pushtet.

Musharaf u gjykua në mungesë pasi ai u largua nga Pakistani disa vjet më parë për trajtim mjekësor dhe aktgjykimi e gjeti në një spital në Dubai.

Nga spitali, Musharaf porositi që gjyqi nuk ishte i drejtë sepse ishte zhvilluar pa të, por edhe sepse ai i kishte shërbyer vendit të tij ‘me nder’. Pamjet e Musharafit u publikuan nga mediet pakistaneze.

Vendimi i fundit për dënim me vdekje u mor nga Gjykata Supreme në Islamabad, duke mbështetur kështu vendimin e mëparshëm të gjykatës së ulët, dhe aktgjykimi u mor me një votim dy me një.

Ajo që ish presidentin dhe gjeneralin pakistanez e solli para gjyqit ishte shfuqizimi i kushtetutës për të qëndruar në pushtet. Procesi i tradhtisë së lartë u nis në vitin 2013, dhe vendimi i sotëm do të ishte dashur të merrej më herët, por, si prokuroria ashtu edhe avokatët mbrojtës janë përpjekur ta prolongojnë atë.

Përndryshe, Musharaf mori pushtetin gjatë grushtit ushtarak të 1999 dhe shërbeu si president në periudhën 2001-2008.

Në vitin 2016, ai u lejua të linte vendin për trajtim dhe aktualisht gjendet në Dubai.