Lajme

Pak pritet nga Kuvendi deri në fushatë (Video)

By GAZETA SCANNER 1

November 24, 2024

E hëna e katërt e nëntorit i bënë bashkë për të dytën herë në këtë muaj.

Kryesia e Kuvendit mblidhet këtë 25 nëntor për të diskutuar agjendën për seancën e radhës, por opozita është skeptike që në këto javë sa kanë mbetur deri në fushatë, parlamenti të jetë produktiv.

Hiç të kënaqur me rrjedhjen e punës në këtë periudhë, nuk janë as monitoruesit, që vlerësojnë se tempulli i demokracisë s`bënë të shihet si betejë për vota.

Instituti Kosovar për Drejtësi kritikon të zgjedhurit e popullit se po i shërbejnë partive e jo atyre që ua dhanë besimin.

Puna në godinën ku bëhen ligjet, pritet të përfundojë deri me 31 dhjetor, pasi nga 9 janari nis zyrtarisht fushata zgjedhore.