Botë

Pak muaj nga emërimi, dorëhiqet guvernatorja e bankës së Turqisë

By GAZETA SCANNER 1

February 02, 2024

Hafize Gaye Erkan, ka dhënë dorëheqje nga pozita e guvernatores së Bankës Qendrore të Turqisë.

Deri në dorëheqje ajo ka mbikëqyrur fushatën e rritjes së madhe të normave të interesit, raporton Financial Times.

Erkan ka fajësuar mediat lokale për fushatë kundër saj në javët e fundit.

Ajo ishte emëruar në pozitën e guvernatores në qershor të 2023-ës, duke u bërë gruaja e parë në atë pozitë.

Fatih Karahan, zëvendësguvernator aktual, do ta zëvendësojë atë, një ish ekonomist i Rezervës Federale, që do të jetë guvernatori i gjashtë në pesë vjetët e fundit.