6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Pak ditë para se të bëhet nënë, Dojna Mema rrëfen gjithçka, nga emocionet deri te sjellja e Vlashentit

- Advertisement -

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema është në ditët e fundit të lindjes. Ajo po pret nga momenti në moment të bëhet nënë për herë të parë dhe për këtë ka vendosur të ndiqet te Spitali American.

Sot, Dojna ka bërë një rrëfim eksluziv për revistawho.com, duke zbuluar gjithçka nga muajt e parë të shtatzënisë, dëshirat që ka për djalin kur të vijë në jetë deri sjellja e Vlashentit gjatë kësaj periudhe.

Një pjesë nga intervista e Dojnës për revistawho.com:

Si kanë qenë këto 9 muaj, nga dita e parë deri më sot?

Muajt e parë, të lodhshëm duke qenë se unë isha në kulmin e punës si autore dhe moderatore e “Fan Club”. Mbaj mend muajin e tretë që ishte edhe më intensivi i ngjarjeve brenda në “Big Brother Vip”, ndërkohë mundohesha të mos më zinte gjumi kudo, ndonjëherë edhe ulur. Kështu tre muajt e parë djali ka dëgjuar vetëm biseda televizioni. Në tremestrin e dytë kam udhëtuar shumë dhe rrjedhimisht ka dëgjuar gjuhë nga më të ndryshmet. Unë e kam jetuar në maksimum atë periudhë dhe ka qenë padyshim më e bukura gjatë kësaj shtatzënie. Sa i përket tremujorit të fundit, babi kompozoi një këngë të re, ndaj ka dëgjuar muzikë të mirë. Unë jam tani në atë periudhë kur po numëroj edhe minutat. Ai e di kur dëshiron të vijë, uroj mos të vonojë shumë.

Si e përfytyron fëmijën tënd? Kujt do doje t’i ngjante? 

Në fillimet e shtatzënisë kam parë në ëndërr një fëmijë 3 ose 4 vjec, me flokë të gjatë që vraponte në plazh. Ishte me kurriz ndaj nuk munda të shquaja as tiparet dhe as gjininë, por e sigurt që dukej shumë i lirë. Unë ashtu e përfytyroj; të lirë, të shpenguar, pa komplekse që i gëzohet jetës si mami dhe babi i tij. Sa i përket tipareve fizike mund të tingëlloj egocentrike kur dëshiroj të ketë sytë e buzët e mia, por e kemi me konsensus, për sa kohë do të ketë flokët e babit.

Vlashenti si është sjellë këto muaj? E ka duruar çdo tekë? 

Vlashenti thotë shpesh që do të dëshironte të isha shtatzënë gjithë jetën. Sipas tij, nuk kam qenë kurrë më e dashur dhe e kujdesshme se këtë periudhë. Megjithatë, përtej kësaj, ai ka ditur të vërë në zbatim mjaft mirë filozofinë :”Një grua shtatzënë ka gjithmonë të drejtë”. Nuk kam patur një shtatzëni tekanjoze,  më tepër se kam dashur që çdo gjë të ishte gati shumë shpejt. E kam bërë të montojë krevatin katër muaj para dhe shpesh ai kujton me humor muajin e tretë të shtatzënisë kur mendoja për fondin e universitetit të djalit./abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit