Lajme

Pajaziti: PDK-ja s’ka asnjë përgjegjësi për Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

January 25, 2024

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) s’ka asnjë përgjegjësi për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Deklaroi kështu, anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Zenun Pajaziti në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

“PDK-ja nuk ka asnjë lloj përgjegjësie dhe involvimi për Asociacionin. Nëse kryeministri do të kërkonte nga opozita që të bëhet pjesë e një vendimi të përbashkët për Asociacionin, me siguri që PDK-ja do t’i merrte përgjegjësitë e veta. Tash nuk jemi fare faktor. As në procesin negociator as në atë të bisedimeve. Na është dhënë një version i fundit nga partnerët tanë. VV-ja e ka mandatin, madje të plotë, dhe këtë duhet ta administrojnë”, shtoi Pajaziti.