Lajme

Pagat nuk u ekzekutuan, Haxhiu: Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2024

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë thirrje për ndëshkim dhe protesta kolektive, sa i përket mos ekzekutimit të pagave në administratën shtetërore.

Ai thotë se ky është një skandal i qeverisë.

“Duam pagat tona! Kjo është thirrja e punëtorëve të administratës shtetërore që paguhen nga Buxheti i Kosovës! Ishte lajm i keq kur u kuptua që Lista e pagave në shëndetësi do të ekzekutohen pa e përfshi pagesën për kujdestaritë dhe ndërrimin e natës, por doli të jetë lajm skandaloz se sot pagat që ekzekutohen nga Buxheti i Kosovës, nuk janë ekzekutuar fare, jo vetëm në shëndetësi, por përgjithësisht në administratën publike. Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive”, shkruan deputeti në Facebook.