Lajmest-slider

Pacolli uron Shqipërinë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar Shqipërinë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020.

Pacolli në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ka shkruar se gjatë këtij kryesimi interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur.

“Urime Shqipëri, urime ministër i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Shqipëria që ishte vendi i vetëm i mbetur jashtë nga Procesi i Helsinkit tani merr përsipër Kryesinë e organizatës më të madhe politike dhe të sigurisë në Evropë. Jam i bindur që me Kryesinë e vitit të ardhshëm, interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. Suksese Shqipëri dhe Gent”, ka shkruar Pacolli.