Lajme

Pacolli takon dy policë shqiptarë në New York: Më thirrën në emër

By GAZETA SCANNER

September 22, 2024

Kryetari i Aleancës Kosvoa e Re, Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka treguar se në New York rastësisht ka takuar dy shqiptarë, njëri nga Shkodra e tjetri nga Deçani.

“Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e Neë Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deqani e tjetri nga Shkodra. Sa moment i bukur!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.