Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka komentuar rastin e Faton Hajrizi, që dyshohet se tashmë është i vrarë nga autoritet serbe atje.
Pacolli ka bërë të ditur se tashmë organet e drejtësisë janë në komunikim dhe pritet që të sillet trupi i tij në Kosovë.
“Kjo çfarë ka ndodhur është tragjike, nuk do duhej të ndodhte një gjë e tillë. Tashmë organet e drejtësisë kanë komunikim, ku po pritet që të sillet trupi i tij. Në këtë rast problemi ishte që kishim të bëjmë me një person i cili ishte arratisur dhe fatkeqësisht në vend që të qëndronte në Kosovë dhe t’i dorëzohej forcave policore në Kosovë iku në një shtet mosnjohjes, i cili edhe e gjeti vdekjen aty”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ajo tha se organet e drejtësisë duhet të merren me rastin në mënyrë që të përmbyllet kjo tragjedi.
“Organet e drejtësisë duhet të merren me këtë rast, ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe po shpresoj që trupi i viktimës të kthehet në shtëpi te familja e tij dhe të përmbyllet kjo tragjedi. Shteti i Kosovës i ka marrë të gjitha masat, Shërbimi Korrektues e ka kryer punën më së miri, pra nuk kemi shkelje. Mendoj që institucionet do ta zgjedhin këtë problem”, deklaroi ajo.