Lajme

Pacolli: Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet Qeveria ta themelojë?

By GAZETA SCANNER 1

January 31, 2023

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përmes një postimi në Facebook ka parashtruar dy pyetje për ata që janë pro themelimit të Asociacionit.

Pacolli shkruan se pushtetet e ndara i kanë edhe kompetencat e veta, derisa ka shtuar se Asociacioni nuk ka bazë ligjore as si OJQ e as si institucion.

Tutje ajo pyet se “nëse Asociacioni është OJQ atëherë pse duhet qeveria të themelojë OJQ?”.

Postimi i plotë:

Dy pyetje për insistuesit e Asociacionit:

  1. Nëse Asociacioni nuk është OJQ që bazë ligjore ka nenin 44 të Kushtetutës, çka është edhe vendim i Gjykatës Kushtetutuese, ku tjetër do ta ketë bazën kushtetuese Asociacioni dhe kujt do t’ia marrë kompetencat sepse në shtetin e Kosovës pushtetet e ndara i kanë kompetencat e veta?
  2. Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet qeveria të themelojë OJQ?