Lajme

Pacolli me foto nga porti i Hamburgut ku kishte punuar para 46 vitesh

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vizituar portin e Hamburgut në Gjermani.

Ai në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se para 46 vitesh ka punuar punë fizike në këtë port.

“Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi! Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike (trajtimin e anijeve të mallrave) për të financuar studimet e mia. Ishte ndjenjë emocionuese të gjendem prapë në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugosllavisë, por qytetar i Republikës së Kosovës. Mbrëmë këtu inaugurova Konsullatën gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Image may contain: 1 person, smiling, standing, sky, ocean, bridge, outdoor and water