Lajme

Pacolli mban premtimin, prezanton projektin për ndërtimin e banesave në Thumanë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar projektin e ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti më 26 nëntor.

“Të dashur miqtë e mi, me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit ‘Behgjet Pacolli’. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët përgatitore dhe projektuese”, ka shkruar Pacolli në Facebook. / GazetaScanner/