Lajmest-slider

Pacolli: Do të gjobiten me 100 euro kushdo që përdor mjete piroteknike

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka bërë me dije se nga nesër e deri më 3 janar të vitit 2020 do të gjobiten të gjithë ata persona që përdorin mjete piroteknike.

“Nga nesër (20 dhjetor 2019) deri me 03 janar 2020 kushdo që përdor mjete piroteknike do të gjobitet me 100 euro. Kjo urdhërese për ndalim vjen në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nënit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës. Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.