Lajme

Paçarizi: Për keqardhje që nuk u organizua asgjë për të shënuar 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s

By GAZETA SCANNER 1

March 26, 2024

Opinionisti Rrahman Paçarizi shprehu keqardhje për faktin që në 25-vjetorin e këtyre ngjarjeve, nuk pati ndonjë event që do të rikonfirmonte partneritetin me aleatët ndërkombëtarë.

Ai vlerëson se një manifestim i 25-vjetorit do të ishte një mundësi për Kosovën për të riafirmuar partneritetin dhe për të treguar besimin te aleatët, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur me besim te ata.

”Për çka mua më vjen shumë keq, në 25 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s, ka qenë momenti më i rëndësishëm në historinë e Kosovës, nuk ka pasë asgjë të rëndësishme që e shënon. Është një çerek shekulli, ka qenë një moment shumë i rëndësishëm. Kosova përmes një manifestimi të tillë, e ka pasë mundësinë me riafirmu dhe rikonfirmu partneritetin, e me ju tregu se kemi besim tek ju sepse gjithçka ka ndodhë në mirëbesim tek ju”, tha ai në “Rubikon” të Klan Kosovës.