Lajme

Paçarizi: Kosova s’ka me qenë shteti i njëjtë pas themelimit të Asociacionit

By GAZETA SCANNER 1

April 30, 2024

Analisti Rrahman Paçarizi nuk mendon se Kosova do të jetë më i njëjti shtet pas themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“E vërtetë është që kemi qenë të izolum, nuk na ka njoftë një pjesë e Bashkimit Evropian, por e vërteta tjetër është që Kosova, kur ka hy misioni i Kombeve të Bashkuara ka hy me rezolutë 1244 që ka qenë neutrale ndaj statutit aktual, bile jo neutral, por e suspendon sovranitetin”, ka thënë Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës. “Por nuk e ka paragjyku që Kosova ka me qenë shtet”.

“Te kjo pjesa e funkisonalitetit, rrezikimit të funksionalitet të shtetit, unë pajtohem me zotëri [Ermal] Sadikun sepse Kosova nuk ka me qenë i njëjti shtet masi të themelohet Asociacioni”.