Kult

“Pa vend” s’e merr “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

Filmi kosovar”Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, fatkeqësisht, nuk ka arritur ta fitojë “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës.

Ndonëse sonte nuk e mori asnjë çmim, ky film kosovar korri sukses duke arritur që të futet në dhjetë filmat pretendentë për çmimin e parë në kategorinë e metrazhit të shkurtër që u përzgjodhën nga komiteti selektues i Festivalit të Kanës nga 3.739 filma nga mbarë bota.

“Pa vend” u mposht nga filmi “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)” i regjisorit TANG Yi, i cili mori “Palmën e Artë” në kategorinë filmit të metrazhit të shkurtër.