Sport

Pa gola mes Portugalisë e Francës pas pjesës së parë

By GAZETA SCANNER 1

July 05, 2024

Në qytetin e Hamburgut, në stadiumin Volkspark po zhvillohet çerekfinalja e dytë e Evropianit, mes Portugalisë dhe Francës, aty ku pjesa e parë e takimit nuk ka prodhuar asnjë gol.

Portugalia pati posedimin e topit në anën e saj, teksa nuk arritën të gjuanin në drejtim të portës, duke pasur vetëm gjysmëraste, me më të fundit kur Bruno Fernandes tentoi nga gjuajtja e lirë, për të çuar topin mbi portë.

Në anën tjetër, Franca pati raste më të mira për gol, me Theo Hernandez që gjuajti fuqishëm, por Diogo Costa ishte në vend.

45 minuta në Hamburg përfunduan pa gola, e tani të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren në minutat në vazhdim, ose do të duhet që vazhdimet apo penalltitë të zbulojnë gjysmëfinalistin e dytë të Evropianit.

Kujtojmë se fituesi i kësaj sfide, do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale, pasi këta të fundit e mposhtën Gjermaninë me rezultat 2:1 pas 120 minutave lojë.