Sport

Pa fitues pas 90 minutave në përballjen Portugali – Francë, ndeshja shkon në vazhdime

By GAZETA SCANNER 1

July 05, 2024

Ashtu si pjesa e parë e takimit, janë mbyllur edhe 45 minutat tjerë në ndeshjen mes Portugalisë e Francës në Volksparstadium në Hamburg.

Portugalia pati më shumë raste në pjesën e dytë të takimit dhe mundësinë për ta përfunduar ndeshjen, teksa edhe dominuan me posedimin e topit.

Bruno Fernandes, Joao Cancelo, Rafael Leao e Cristiano Ronaldo ishin afër golin në një periudhë të shkurtër, por të gjithë dështuan përball Maignan.

Në anën tjetër edhe Franca pati rastet e saj, ku rrezikuan me Kolo Muanin e Dembelen, që gjuajtën mbi portë, teksa gjuajtjen e Kantes e ndali Diogo Costa, ashtu siç e ndali të Mbappes në minutat shtesë.

Kështu pa gola u mbyll koha e rregullt në Hamburg, dhe tani nevojiten vazhdimet për të përcaktuar gjysmëfinalistin e dytë, e nëse ato nuk janë të mjaftueshme, sfiduesi i Spanjës do të caktohet nga gjuajtja e penalltive.