Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ndjenjën e përbashkët të respektit dhe solidaritetit në një fotografi me bashkëluftëtarët e tij në një iftar të përbashkët teksa uroi festën e Pashkëve.
“Ne bashkëluftëtarët, pa dallim të bindjeve politike dhe fetare, ashtu siç ishim bashkë në beteja jemi edhe sot në festat, urimet dhe lutjet për njëri-tjetrin. Jam tej mase i nderuar të pranoj nga njerëzit e dashur urimet për Pashkë gjatë Iftarit. Zot, faleminderit për bekimin tënd!” – ka shkruar ai.