Sport

Ozil bashkëlojtar i Muriqit te Fenerbahce?

Mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil duket se po numëron ditët tek Arsenali, raporton GazetaScanner.

Sipas medieve britanike, klubi i famshëm turk, Fenerbahce ja ka mësyrë Ozilit.

Përveç Granit Xhakës, është edhe Ozil një tjetër lojtar i madh, i cili pritet t’i thotë lamtumirën skuadrës londineze.

Siç raportohet, tashmë krerët e Fenerbahces kanë kontaktuar lojtarin, dhe shumë shpejtë pritet që drejtuesit e skuadrës turke të nisin negociatat për transferimin e ish-yllit te Real Madridit në Stamboll. Në rast se do të arrihet marrëveshja, atëherë Ozil do të jetë bashkëlojtar i sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqit, ky i fundit është duke bërë një sezon të madh me Fenerbahcen. /GazetaScanner/