Radoica Radomiroviq, më 25 maj të këtij viti ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim.
Në opinion është thënë se ai ka qenë Ushtar në kazermën ku nga nisur ofensiva kundër familjes Jashari.
Ekipi i lajmi.net ka qëndruar sot gjatë ditës në zyrët e OVL-së, për të marrë një prononcim lidhur me këtë.
Nga OVL-ja thonë se Kurti duhet të hetohet nga AKI-ja.
‘’Kjo Qeveri dhe ky kryeministër duhet të hetohet nga AKI-ja’’, ka thënë Xhavit Jashari nga OVL-ja.
Për më shumë ndiqeni pamjet nga biseda midis Gazetarit dhe Xhavit Jasharit.