Ballina

Osmani: Zëri i europianëve u dëgjua, faleminderit të gjithëve që e mbështesin vazhdimisht popullin tonë

By GAZETA SCANNER 1

April 16, 2024

Presidentja Vjosa Osmani i ka falënderuar të gjithë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të cilët votuan për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Osmani shkroi në “X” se “zëri i europianëve është dëgjuar!”.

“Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot!”.

“Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkroi presidentja.

The voice of Europeans has been heard!

Thank you to each and every @PACE_News Assembly Member who voted in favor of Kosovo's @CoE membership today!

A big thank you to our delegation and all those continuously supporting the people of Kosovo.

One more step! pic.twitter.com/WEmmpqbZ16

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 16, 2024