Lajme

Osmani uron Kurban Bajramin: Kjo festë bashkon njerëzit

By GAZETA SCANNER 1

June 16, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Ajo ka urar që kjo festë të sjellë gëzim, paqe dhe begati.

Urimi i Osmanit

Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja!

Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë.

Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.

Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë.

Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!