Lajme

Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Beteja për dije nuk përfundon kurrë

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë, përcjell teve1.info.

“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin.  Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, ka deklaruar Osmani.

Më tej, Osmani ka shtuar se në këtë vit të ri shkollor, nxënësit kanë mundësi ta sfidojnë veten dhe ta zgjerojnë horizontin e dijes.

“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të  mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.