Ballina

Osmani takon zëvendëspresidenten amerikane: I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.

Osmani ka thënë se zëvendëspresidentes Harris i përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme.

“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. 🇽🇰🇺🇸 I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka thënë ajo.