Lajme

Osmani takon nesër nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do ta presë në takim Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një takim në Presidencë.

Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se në takimin mestyre do të nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.