Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka realizuar një takim me kryetarin e qytetit Wylie, Mathew Porter.
Presidenca njoftoi se në shenjë miqësie, Porteri ka dorëzuar presidentes Osmani flamurin e Teksasit, ndërsa e para e shtetit të Kosovës ia ka dhuruar flamurin.
“Kryetari Porter në shenjë miqësie ia ka dhuruar Presidentes Osmani flamurin e Teksasit, ndërkaq Presidentja ia ka dhuruar atij flamurin e Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.
Presindetja gjithashtu bëri të ditur se gjatë ceremonisë është përuruar pllaka me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit me preardhje nga Peja, Gino Mulliqi.
Postimi:
Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i qytetit Wylie, Mathew Porter
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar kryetarin e qytetit Wylie, Mathew Porter. Ndërkaq në një ceremoni të mbajtur Collin County, Presidentja Osmani para anëtarëve të Këshillit të Qytetit, nxënësve dhe mërgatës shqiptare ka mbajtur një fjalim për rëndësinë e raporteve të Kosovës më SHBA-të.
Kryetari Porter në shenjë miqësie ia ka dhuruar Presidentes Osmani flamurin e Teksasit, ndërkaq Presidentja ia ka dhuruar atij flamurin e Kosovës. Në këtë ceremoni është përuruar pllaka me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit me preardhje nga Peja, Gino Mulliqi. Emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County.