Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se Albrightin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë së Kosovës.
“Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë”, shkroi Osmani.