Lajme

Osmani takon kryediplomaten e Kanadasë, diskuton për sigurinë dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Gjatë takimit, lideret diskutuan për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Kanadasë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Ndër të tjera, Osmani dhe Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.