Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Presidentja, e cila ka njoftuar se me Stubb, ka folur për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik. 🇽🇰🇫🇮