Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson.
Presidentja Osmani ka thënë se Islanda ishte vendi që i dha hov rrugëtimit dhe përpjekjeve tona për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Në takimin me Kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, diskutuam rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KE, triumfon angazhimi ynë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut”, ka theksuar Presidentja.
Presidentja Osmani ka thënë se ka falënderuar Kryeministrin Benediktsson për mbështetjen e vazhdueshme dhe se kanë konfirmuar gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë.